TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2024, 22:34

"Nuk po goditet korrupsioni", Boçi: Rama po luan me SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk po goditet korrupsioni", Boçi: Rama po luan me SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur lidhur me zhvillimet politike në vend. Duke përmendur faktin që logo dhe vula iu kalua grupimit të Sali Berishës, Boçi tha se ky është viti i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë pakt me Edi Ramën për të marrë vulën e PD-së dhe formalizimin e kësaj partie.

“Kush e ka pranuar këtë skenarin që paska pasur pakt me Edi Ramën për vulën? Në marrjen e vulës ka pasur një njeri që besonte deri në fund, që ishte Sali Berisha”, tha Boçi.

Boçi u shpreh se kemi të pamundurat që u bënë të mundur dhe e pamundura e 3-të është se opozita mund të fitojë zgjedhjet. 

“E pamundura do të bëhet e mundur, fryma është në rritje”, u shpreh ai.

Deputeti i PD theksoi se SPAK ka bërë një lojë politike, Edi Rama po luan me SPAK sikur ta ketë organizatë politike, përsa kohë nuk po goditet korrupsioni.

“Në 2025 do të bëhet e mundur ajo që konsiderohet e pamundur, fitorja e zgjedhjeve”, tha Boçi për “News 24”.

Lini një Përgjigje