TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2024, 11:38

Marrëveshja e detit me Greqinë, ministri Hasani flet pa dorashka: Duhet punë tavoline, jo mikrofoni

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja e detit me Greqinë, ministri Hasani flet pa dorashka:
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, foli lidhur me marrëdhëniet me Greqinë dhe çështjet me interes për marrëveshjen e detit dhe pensionet.

Gjatë një takimi me përfaqësues të medias, ai theksoi se duhet punë tavoline dhe jo mikrofoni për të arritur marrëveshjet.

Hasani u shpreh se marrëdhëniet me Greqinë janë të mira, por kujtojmë se pak muaj më parë  ato kishin arritur në pikën 0 për shkak të burgosjes së Belerit.

“Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne I trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë.

Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën. Është e rëndësishme të vijojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm me fqinjët tanë jugorë për të arritur rezultate të prekshme, siç ishin konkretisht edhe fakti që u hapën dy grupkapitujt më politikë në të gjithë procesin”, tha ministri.

marredheniet shqiperi-greqi

Lini një Përgjigje