TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2023, 12:56

Pas takimit ‘kokë më kokë’, dyshja Meta-Berisha i kthehen “avazit të vjetër” dhe paralajmërojnë protesta

Shkruar nga Pamfleti
Pas takimit ‘kokë më kokë’, dyshja Meta-Berisha i
Ilir Meta

Dyshja Meta-Berisha kanë vendosur të rikthejnë protestat në sheshet e Tiranës.

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit me Sali Berishën, Meta tha se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar. Ai u shpreh se fokus do jetë kthimi i llogaridhënies, ndërsa paralajmëroi edhe protesta.

Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi. Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim.

Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t'u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t'i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.

I pyetur nëse do ishte dakord që Sali Berisha të nxirrte Gazment Bardhin si pretendent për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.

Pyetje: Po nëse do ishte Gazment Bardhi kandidat për Kryeministër në 2025?

Meta: Nuk jemi këtu për t'u marr me këto çështje, jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.

ilir meta sali berisha pd

Lini një Përgjigje