
Ditën e sotme është afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Edhe pse jemi pak orë nga mbyllja e afatit, Partia Demokratike e Lulzim Bashës ende nuk ka asnjë emër.
Mësohet se gjatë ditës së sotme është komunikuar me kryetarin e degës së PD në Kukës, Arif Rexhmataj, në lidhje me mundësinë e pasjes apo jo të një kandidati për Kukësin.
Ai është shprehur se janë duke shqyrtuar të gjithë mundësitë e mundshme, ndërsa vendimi do të merret pasditen e sotme, pas një mbledhje kryesie atje.
Rexhmataj po ashtu është shprehur se vendimi do të jetë në të mirë të demokratëve dhe jo të interesave personalë, duke lënë të kuptohet që PD-ja e Bashës nuk do të ketë një kandidat.
Ditën e sotme kreu i i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sali Berishën. Takimi nisi rreth orës 11:00 në selinë e Rithemelimit.
Ky takim mes tyre, vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin Bashkë Fitojmë për zgjedhjet në Kukësi, si edhe pas tentativave të dështuara të Berishës për t;u futur në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike. Edhe KAS e rrëzoi këtë kërkesë, ndërsa çështja do të shkojë edhe në Kolegj Zgjedhor, por nuk priten shumë surpriza njëjtë si më 14 maj.
Lini një Përgjigje