
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi thotë se iniciativën për bashkimin e opozitës dhe përfundimin e sherrit tashmë prej dy vitesh, po e bën jo për interesin e tij personal, por për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi ka deklaruar se momentalisht nuk ka asnjë ambicie për drejtimin e PD-së. Po ashtu theksuar se nëse Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, ai nuk kandidojë më për deputet.
“Nuk kam asnjë ambicie në këtë drejtim, në këtë moment. Gjënë që kam bërë nuk e kam bërë për veten time, nuk e kam bërë për mua. Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet.
I qëndroj kësaj si deklarate dhe e kam shpjeguar këtë qëndrim me faktin që oferta jonë do të duhet të jetë një ofertë e besueshme për qytetarët. Po të ishte për komoditet dhe zgjidhje politike, isha shumë komod, Basha kryetar partie, unë numri dy i partisë, nëse betejën do ta bëja për vete apo për mandatin tim”, u shpreh Bardhi.
Lini një Përgjigje