TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2023, 08:34

Balla takim me kryetarin e KLP, zbardhen çështjet që diskutuan

Shkruar nga Pamfleti

Balla takim me kryetarin e KLP, zbardhen çështjet që diskutuan

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, teksa temat e bisedës mes tyre kanë qenë të shumta.

Gjatë takimit të zhvilluar mes tyre u diskutua gjithashtu edhe për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.

Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.

Sipas njoftimit zyrtar, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Lini një Përgjigje