TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 19:57

Pas marrëveshjes me PS, Berisha thirrje nga dritarja: Të krijojmë qeveri teknike, të largojmë këtë mazhorancë

Shkruar nga Pamfleti

Pas marrëveshjes me PS, Berisha thirrje nga dritarja: Të krijojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm, ka vijuar të përsërisë kërkesat për qeveri teknike dhe largimin e mazhorancës aktuale. Ai ka thënë ndër të tjera se ka ardhur kohe t’i shkurtohen ditët kësaj qeverie.

Berisha kërkon krijimin e një qeverie teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

“Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.

Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji.

Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër”, ka thënë Berisha nga dritarja e banesës së tij.

Lini një Përgjigje