Vendimi për “21 Janarin”, a do të flasin Lulzim Basha dhe Endri Hasa për rolin e Sali Berishës?
Gjykata e Lartë i dha sot fund “ping pongut” me dosjen e “21 Janarit”. SPAK i trembej kësaj dosje dhe tentoi ta ngecte te Prokuroria e Tiranës. Gjykata e Lartë vendoi sot që kjo vrasje shtetërore të hetohet nga prokurorët specialë, të cilët duhet të marrin nën hetim dy emra të rëndësishëm: ish-kryeministrin e asaj kohe Sali Berishën dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. Dikur aleatë në krim, ndërsa sot armiq të betuar.
Berisha nuk ka treguar kurrë pendesë për 4 vrasjet. Madje është mburrur me krenari. Lulzim Basha i është shmangur gjithmonë kësaj ngjarje. Dhe për të qenë më të saktë, Basha është ndoshta personi që di më shumë nga të gjithë. Ai e di mirë se çfarë ndodhi atë ditë dhe nga erdhën urdhrat për të kryer ekzekutimet. Por ai është shmangur.
Kur nisi betejën me Berishën, Basha i dërgoi një mesazh të koduar ish-kryeministrit, pasi i përmendi “21 Janarin”. “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, ishte kjo deklarata e Bashës që bëri bujë. Dukej qartë që ishte kërcënim, por që Basha e ndërroi pllakën shumë shpejt. Ai tha më pas se e kishte fjalën për qëndrimin publik që mbajti Berisha, duke nënkuptuar sulmet ndaj Bamir Topit apo Ina Ramës.
Ky ishte rasti i vetëm kur Basha foli për 21 Janarin. Por tani shtrohet pyetja: A do të flasë Basha kur të merret në pyetje nga SPAK? Sipas vendimit të GJL, ai do të duhet të pyetet dhe tani ai ka në dorë të fundosë totalisht Berishën. Padyshim që Basha e di se çfarë ndodhi dhe është shmangur sepse ka dhe vetë gisht. Mirëpo nëse të dy rrezikojnë burgun, a do kthehet Basha në një “pendito”? A do të thotë ai se ishte Berisha ai që dha urdhër të qëllohej?
Po ashtu krah Bashës është dhe një emër tjetër që nëse flet, fundos ish-kryeministrin. Bëhet fjalë për Endri Hasën, i cili sot është krah Lulzim Bashës, por dikur ka qenë shef i IT në Kryeministri dhe ai është akuzuar si personi që fshiu serverat dhe kamerat e sigurisë. Ai është personi që zhduku çdo gjurmë nga ngjarja e rëndë. Tani përtej retorikës që sulmojnë e anatemojnë çdo ditë Berishën, tani është rasti që Basha, Hasa dhe të tjerë ta fundosin përfundimisht. Duhet të presim dhe të shohim. /Pamfleti
Lini një Përgjigje