TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2025, 16:23

Pas 4 orësh marrje në pyetje, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam asnjë koment!

Shkruar nga Pamfleti

Pas 4 orësh marrje në pyetje, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam

Pas katër orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e SPAK, deputetja socialiste, Klotilda Bushka është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve hyri në SPAK në orën 12:00 dhe doli në 16:00, por për mediat refuzoi të fliste duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”.

Edhe avokati i saj Henrik Ligori nuk dha detaje mbi atë çfarë ndodhi brenda ambienteve të SPAK, teksa theksoi se nuk i ishte komunikuar asnjë akuzë Bushkës.

Nuk na komunikuan. Jo s’ka akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”, tha ai.

Kujtojmë se emri i deputetes Bushka doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Ervion Veliaj. Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lini një Përgjigje