TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 17:25

"Bëhet i gjallë" Basha: Berisha po vuan pasojat e veprimeve të tij, drejtësia të veprojë pa pengesa!

Shkruar nga Pamfleti
"Bëhet i gjallë" Basha: Berisha po vuan pasojat e veprimeve
Basha me gazetarët

Pasi dha dorëheqjen, Basha nuk u përball asnjëherë me gazetarët në një konferencë shtypi, por ka dalë para mediave pas masës ndaj Berishës…

Lulzim Basha ka vendosur më në fund të përballet me gazetarët. Dy vite pasi u largua nga kreu i PD, Basha sot doli në një konferencë për mediat, duke thyer heshtjen për një sërë zhvillimesh, sidomos sa i takon Sali Berishës.

Ish-kryeministri është në arrest shtëpie dhe Basha nuk kishte folur, por para gazetarëve ai deklaroi se ka dy qëndrime. Njërin në rrafsh personal dhe një në atë politik.

“Më vjen shumë keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar, një njeri të përfundojë këtu, çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë ku duhet të përballet dhe të marrë përgjegjësi. Keqardhje e thellë që të përfundojë kështu. E domosdoshme që opozita të ecë përpara, jo të shkelë mbi të shkuarën, atë mos mohojë as gjërat e mira dhe as të këqija, drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe çdokush duke nisur nga unë, duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë, kam çuar në parlament për heqjen e imunitetit”, tha ai.

Po ashtu ai është përgjigjur pyetjes për mungesën në seancën plenare ku u votua heqja e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK.

Ai deklaroi se mungoi atë ditë, për shkaka të situatës në të cilën ndodhej Kuvendi dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.

Vendimi i PD-së është i qartë ne prej fillimit kemi thënë se për këdo që kërkohet heqja e imunitetit do të votojmë. Alibeaj bëri të qartë vendimin e PD në mbledhjen e komisionit të mandateve. Ne do ishim në parlament por ka kohë që parlamenti nuk funksionon si i tillë. Në atë ditë parlamenti ka qenë në gjendjen e vetë më të rënduar.

Kishim një grup njerëzish që krijuan tym dhe nga ana tjetër ujkun që e përdorte këtë tym. Po ju kujtoj edhe njëherë iniciativën tonë për heqjen e imunitetit”, tha Basha.

Ai është pyetur lidhur me rikthimin e tij në daljet publike vetëm pas arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha u shpreh se nuk i lidh dy ngjarjet së bashku dhe u shpreh se gjatë muajve të fundit në PD është punuar për strukturimin e Partisë Demokratike.

Ai tha se ka zhvilluar 250 takime në gjithë vendin me qytetarë dhe mbështetës duke thënë se ka qenë duke lidhur telat e këputur.

Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit. Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto muaj kanë shërbyer që PD të merret me organizimin e saj dhe të ngrejë themelet sërish për të nisur procesin për krijimin e ofertës tonë për qytetarët.

PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj. Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë”, tha ai.

Lini një Përgjigje