
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar takimin informal mes kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe Flamur Nokës për një ribashkim të mundshëm të Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se po tentohet të zhbëhet opozitarizmi, ndërsa shtoi se opozita duhet të tejkalojë kuadrin e lidershipit.
“Takimi ka qenë informal dhe ftuam disa përfaqësueses politik. Si përfundim duhet të biem dakord se kush janë idetë që na bashkojnë, sidomos kur tentohet të zhbëhet opozitarizmi. Opozita duhet të kuptojë se në funksion duhet të jenë interesat e shqiptarëve. Opozita duhet të zgjerohet edhe me zëra e autoritete të diasporës, për të bashkuar shqiptarët. Përveç kontestimit është për detyrë që Shqipëria të bëhet. Jo kush është te rreshti i parë, lideri, por kush janë interesat e shqiptarëve.
Nuk lidhet pylli me një litar, këtë ta kuptojë Kreshniku (Çollaku). Nuk të bën të madh fakti që je pjesë e një copëze të vogël të PD-së. Opozitarizmi po shkatërrohet. Ajo që ne po përpiqemi të shtrojmë nuk është çështje numrash, por individësh. Kam thënë që ca me zë të ulët e lartë, kush janë interesat e Shqipërisë sot? Të kemi zhvillim ekonomik, prosperitet, ta bëjmë vendin anëtar të BE-së. Kjo është puna që duhet të bëjë opozita”, tha Mediu për “News 24”.
Lini një Përgjigje