TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 18:25

Partia e Arlind Qorit përgatitet për zgjedhjet e ardhshme: Ka “bum” anëtarësimesh, do hapim zyra në të gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti

Partia e Arlind Qorit përgatitet për zgjedhjet e ardhshme: Ka

Mirela Ruko, kandidatja fituese e Lëvizjes Bashkë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka folur në lidhje me të ardhmen politike të forcës që ajo përfaqëson.

Ruko u shpreh se rezultati i mirë i Lëvizjes Bashkë në garën për Bashkinë e Tiranës, ka bërë që të ketë një interes të shtuar dhe një “boom” anëtarësimesh të reja në Lëvizjen Bashkë.

Ajo theksoi se tashmë pas zgjedhjeve Lëvizja Bashkë do të fokusohet në ngritjen e strukturave në të gjithë vendin për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Kemi disa struktura dhe disa kontakte dhe në disa qytete dhe do punojmë për zhvillimin e këtyre strukturave. Madje plani jonë afatshkurtër është që të zhvillojmë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, të takohemi me dashamirësit tanë dhe t’u kërkojmë atyre që nuk janë anëtarë të Lëvizjes Bashkë, të bëhen anëtarë të Lëvizjes Bashkë. Ne kemi parë që pas zgjedhjeve ka pasur një ‘boom’ anëtarësimesh, duke e ditur se ne nuk kemi hapur një fushatë të tillë anëtarësimesh. Ndërkohë që kanë shkuar vetë te linku i anëtarësimit dhe kanë kërkuar të bëhen pjesë e Lëvizjes Bashkë. Gjithashtu njerëzit kanë filluar dhe vijnë në takimet e zyrës tonë, ku na përgëzojnë dhe shprehen të gatshëm të kontribuojnë dhe të japin diçka për vendin”, tha Ruko në "Euronews".

 

qori partia

Lini një Përgjigje