TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 14:55

KQZ i jep mandatin, Benet Beci zyrtarisht kryetari i i Bashkisë së Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
KQZ i jep mandatin, Benet Beci zyrtarisht kryetari i i Bashkisë së
Kreu i ri i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka mandatuar Benet Becin nga Partia Socialiste, si kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se, në kutitë e votimeve u gjetën gjithsej 58 746 fletë votimi, nga të cilat 1 311 ishin të pavlefshme.

Celibashi po ashtu theksoi se, kandidati i mbështetur nga PS, Benet Beci mori 34 531 vota, ndërsa kandidati i mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë“ mori 22 804 vota.


Sa i takon këshillit bashkiak, Celibashi tha se, në kuti u gjetën gjithsej 58 735 vota, nga të cilat 56 480 ishin vota të vlefshme.

PS mori 17 963 vota, ndërsa koalicioni “Bashkë fitojmë“ 13 177 vota.

benet beci kqz

Lini një Përgjigje