TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 13:29

"Deputetët u sollën sipas statutit në 14 maj!", Berisha jep sinjalet e para për ribashkim me grupin e Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti
"Deputetët u sollën sipas statutit në 14 maj!", Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 14 majit ka zbutur tonet përkundrejt palës tjetër të Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, Berish në komunikimin e tij të përjavshëm në rrjetet sociale, ai shpreh se në këto zgjedhje përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të gjithë deputetët e tjerë kanë mbështetur kandidatët e primareve në 14 maj.

Ai thotë se sjellja e tyre në këto zgjedhje ka qenë Brenda parimeve dhe statutit të partisë, duke dhënë kështu sinjalet e para për një mundësi ribashkimi.

“Mendoj se zgjedhjet janë një test në të gjitha partitë, debatet janë një gjë normale, kur zgjedhjet janë një provë krejtësisht themelore që ndan ose bashkon njerëzit, përveç Bashës dhe Alibeajt nuk di deputet që të mos kenë mbështetur kandidatët e primareve dhe në këtë kontekst ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit të dhe PD”, tha Berisha.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 2023, ku për herë nuk arriti të sigurojë as bashkinë e Shkodrës, Sali Berisha e konsideroi procesin si një farsë elektorale.

“Narkoshteti zbatoi programin e asgjesimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, e rëndë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve është një moment agonie. Denoj me forcën më të madhe, hedh poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi elektoral dhe krimi ordiner.

Jam këtu për ti bërë thirrje përf të opozitës të vijojnë me përkushtim detyrën e tyre. Është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithcka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri. Shpreh solidaritetin tim” u shpreh Berisha.

berisha humbja në zgjedhje

Lini një Përgjigje