TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 12:43

“Demokracia është në rrezik”, Flutra Açka: Fitimtarë dhe humbësit janë bashkë, duhet një frymë e re opozitare

Shkruar nga Pamfleti

“Demokracia është në rrezik”, Flutra Açka:

Deputetja e PD-së Flutura Açka është shprehur se nëse shumë shpejt nuk nis një lëvizje e re opozitare demokracia në Shqipëri do të vihet në rrezik serioz.

Me anë të një postim në “Facebook”, duke ju referuar zgjedhjeve të 14 majit, ajo akuzoi opozitën dhe mazhorancën se janë bashkë si në fitore ashtu dhe në humbje. Sipas saj për këtë arsye nuk ka një reflektim nga ana e opozitës pas humbjes skandaloze të zgjedhjeve vendore.

Ajo shtoi më tej se është pjesë e këtij sistemi që funksionon pa zemër, por vetëm me racio pushteti. Açka tha ndër të tjera se demokracisë shqiptare ju bë komploti që në vitin 2008 me bashkëpunim nga dy palët politike më të mëdha në vend.

Fitimtarë pa moral, të mundur pa turp. Kjo është arsyeja pse parlamenti i së enjtes nuk kishte asnjë zë në rendin e ditës që të përfshinte diskutime. E pra: tri ditë pas zgjedhjeve!!!! Kjo është arsyeja pse pas dy muajsh paralizë totale të shtetit dhe Parlamentit, ai do të ketë sërish javë të gjelbër.

Nëse shumë shpejt nuk nis një lëvizje e re opozitare, jopolitike por mirëfilli politike, thyerja e demokracisë shqiptare do të jetë fatale. Këta fitimtarë e këta humbësa janë duart e pista të një trupi të përmutur, në mos të vdekur, që kutërbon. Që vjedhin vullnete. Që blejnë shpirtra. Që joshin naivitete. Që vrasin shpresa. Që mashtrojnë besimtarë. Që ndërsejnë fanatikë. Që miqësojnë kriminelë. Që rehatojnë të korruptuar.

Jam pjesë e saj, e di. Por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike. Nuk e dija që ishte mekanizëm, pa zemër. Vetëm me racio pushteti. Fitimtarët dhe humbësat ishin bashkë në betejë, janë bashkë edhe në fitore. Arsyeja pse nuk ka asnjë grimë reflektim. Sepse njërit po t’i shkasë këmba, trondit bashkësinë. Na duhet t’ua shpjegojmë këtë shqiptarëve. Po ua shpjegoj bashkë me keqardhjen e thellë. Me këtë sistem që këta i komplotuan demokracisë shqiptare më prill 2008, nuk ka shërim. Na duhet një shkundje e vërtetë morale, dhe kjo nuk bëhet vetëm”, shkruan Açka.

demokracia rrezik açka

Lini një Përgjigje