TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 22:59

Paralajmëron Baton Haxhiu: Arrestimi i Dakos mesazh për “non gratat”, fatin e tij do kenë të gjithë ata që kanë dosje në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Baton Haxhiu: Arrestimi i Dakos mesazh për “non

Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi se thuajse të gjithë politikanët me dosje në SPAK do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako.

Sipas arrestimi i Dakos hoqi petkune paprekshmërish për të pushtetarët, teksa shtoi se arrestimet e nivelit të larët nuk do të ndalen më.

Dako është një lloj modeli i këputjes së qafës së miteve të paprekshmërisë së njerëzve që qëndrojnë vertikalisht këtu tek ne”, tha Haxhiu.

Pjesë nga intervista

Haxhiu: Do pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK.

Fevziu: Njerëz të rëndësishëm politik po flasim.

Haxhiu: Ata të kaluar dhe këta të tashmit. Dhe nuk janë pak. Dako është model më shumë i një presioni publik që vjen nga prokuroria dhe gjykata, i një modeli të presionit që vjen edhe nga publiku dhe realisht është një lloj modeli i këputjes së qafës së miteve të paprekshmërisë së njerëzve që qëndrojnë vertikalisht këtu tek ne.

Fevziu: Parashikon stinë të nxehtë…

Haxhiu: Nuk do të ndalet. Ma beso, nuk do të ndalet.

baton haxhiu spak dako

Lini një Përgjigje