TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 22:51

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK/ Gazetarja zbulon detajet: Ka lejuar banorët të jetojnë në një pallat të pabanueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK/ Gazetarja zbulon detajet: Ka lejuar

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK u analizua në “Top Story” nga gazetarë dhe analistë, të cilët shprehen padia ka të bëjë me abuzimet që ka bërë qeveria me pallatin ndërkohë që ishte i pabanueshëm.

Kreshnik Spahiu u shpreh se arrestimi i sotëm nuk ka një balancë politike, e majtë apo e djathtë.

“Arrestimi i sotëm nuk ka balancë politike, majtas apo djathtas, është vazhdimi i arrestimeve vetëm majtas, në gjithë këto vite nuk kemi parë arrestime nga e djathta”, deklaroi analisti.

Ndër të tjera gazetari Artur Zheji tha se drejtësia në vend po tregon një lloj pavarësie nga politika, një risi krahasuar me vitet e kaluara.

Mund të ketë një lloj pavarësie, sepse në momentin që thua që ka një regji të kohës do të thotë një drejtësi e varur nga politika, që do të thotë se i është shkrepur të bëjë vetëvrasje. Unë lexoj dy gjëra interesante, e para janë personat që vuajnë pasojat e ndërtesave, bëhet fjalë për banorë që kanë kallëzuar ish-kryebashkiakun e asaj kohe”, u shpreh ai.

Pas kësaj deklarate ndërhyri gazetarja Anduena Llabani, e cila shtoi se leja është dhënë 11 vite më parë dhe se padia është bërë për abuzimet që ka bërë qeveria në lidhje me pallatin e pabanueshëm.

48 familje patën probleme me pallatin. Nuk humbën jetë njerëzore por humbën pasurinë. Lejen e ka dhënë përpara 11 vitesh. Tërmeti ka goditur një pallat që është ndërtuar 11 vite më parë. Padia ka të bëjë me abuzimet që ka bërë qeveria me pallatin ndërkohë që ishte i pabanueshëm. Fillimisht ata u nxorën jashtë pallatit pas tërmetit dhe bashkia i ofronte qera, po më pas u ndërpre. As vetë Dako nuk e ka parë dosjen. Ka lejuar banorët të jetojnë në një pallat të pabanueshëm”, u shpreh gazetarja.

dako anduena llabani

Lini një Përgjigje