
Kreu aktual i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka apeluar ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në votime. Ai u shpreh se vota është për të ardhmen e tyre.
“Sot qytetarët duhet të shprehen me votë, pa asnjë hezitim i ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar të vijnë të shprehin vullnetin e tyre të lirë për të ardhmen e tyre”, u shpreh Goro, ndërsa komentoi edhe akuzat e kreut të PDBNJ-së, Vangjel Dule, sipas të cilit Goro ka ushtruar presion te votuesit. Ai hodhi poshtë këtë pretendim, duke kërkuar edhe fakte.
“Nuk ka një gjë të tillë, Dule të na e thotë me fakte. Shpreh edhe një herë atë që qytetarët po bëjnë sot. Njerëzit po votojnë për të shprehur vullnetin e tyre”, tha Goro.
Lini një Përgjigje