TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 14:35

"Çdo përpjekje e narko shtetit do të dështojë", Berisha thirrje qytetarëve: Do të mbrojmë vullnetin tuaj, dilni të votoni

Shkruar nga Pamfleti

"Çdo përpjekje e narko shtetit do të

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se opozita po mbikëqyr çdo votë që po hidhet në kutitë e votimit, duke shtuar se çdo përpjekje që narko shteti po bën do të dështojë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar deri tani, të shkojnë në qendrën e tyre të votimit.

Më tej, ish kryeministri ka thumbuar edhe policinë e shtetit ku thotë se sot ata e kanë marrë pushim, por pavarësisht kësaj sipas tij, qytetarët duhet të shkojnë të votojnë të lirë.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që nga ora 7 e mëngjesit kanë votuar, kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim në qendrat e votimit dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit dhe familjes së tyre. Garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narko shteti është e destinuar të dështojë. Qytetarëve u them se policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita po mbikëqyr çdo votë tuajën”, u shpreh Berisha.

berisha qytetare votime

Lini një Përgjigje