TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 13:58

Fletë me shënime, kuti të dëmtuara dhe incidente, KQZ pranon problemet me zgjedhjet; identifikimi elektronik dështim total

Shkruar nga Pamfleti

Fletë me shënime, kuti të dëmtuara dhe incidente, KQZ pranon

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka pranuar problemet në këto zgjedhje. Edhe pse u punua për muaj të tërë dhe u hodhën miliona lekë fonde, sërish në këto zgjedhje vijoi avazi i vjetër. Celibashi doli në një konferencë për mediat, ku deklaroi se ka pasur probleme në disa qendra.

Sipas tij, ka pasur fletë me shënime, ka pasur kuti të dëmtuara, si dhe prani të personave të paautorizuar në qendrat e votimit. Ndërkohë sistemi i identifikimit elektronik ka rezultuar dështim total. Në 500 qendra po punohet me identifikim manual, pasi ai nuk arriti të vihej në punë.

Kemi disa të dhëna në lidhje me pjesëmarrjen. Ajo çfarë merr më shumë në këtë moment është ecuria e procesit në qendra e votimit dhe situata e fillimit të procesit. 77% e QV e kanë nisu votimin në 07:00, 13% në 07:30, 11% pas orës 08:00, kryesisht kjo është % e atyre QV që kanë pasur problem me funksionimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Në orët e para të mëngjesit kishim disa QV që nuk kishin kuorum. Tashmë prej disa orësh ka zero QV që se kanë kuorumin. Nga raportimet që kemi procesi është duke shkuar qetë. Kemi pasur raportim për ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Shijak. Në 1 QV dhe në Fier rezultonin mangët për bashkinë e Peqinit 500 fletë votimi për kryetar, ndërsa për Fierin 500 fletë votimi për këshillat. Dy QV në Devoll ka patur problematika me kutinë e votimit, kanë qenë të dëmtuara. Kemi një raportim që vjen direkt nga QV. Mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezent pak a shumë në orët e mëngjesit, llogarit 21%. Mbi incidente të mundshme, kemi informacion për dy incident, një në Fushë Krujë dhe një me operatorin e pajisjes së identifikimit në Dibër. Janë 14 denoncime të administrua deri tani në KQZ nëpërmjet aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisionit të Qendrave të votimit, probleme të aksesimit në disa QV nga persona me aftësi të kufizuara”, tha Celibashi.

Më tej, Celibashi ka hedhur poshtë mundësitë që pajisja e votimit elektronik të tjetërsojë votat në Elbasan. Duke iu përgjigjur rastit të ndodhur në lagjen Partizani ku një komisioner i koalicionit BF, pretendoi se kishte votuar për Boçin por në fletën e printuar i kishte dalë Llatja, Celibashi tha se nuk ekziston fare si mundësi që një gjë e tillë të ndodhë.

Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto jaënë spekulime. Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera. Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë”, u shpreh Celibashi.

Ai foli dhe pë rpraninë e peronave të paautorizuar në qendrat e votimit. Ai ka thënë se kjo nga KQZ konsiderohet si një presion dhe inimidim ndaj votuesve. Celibashi tha se ata duhet të largohen menjëherë.

Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

kqz celibashi

Lini një Përgjigje