
Pjesëmarrja në zgjedhje vijon të mbetet e ulët. Sipa shifrave zyrtare, ka një numër të ulët pjesëmarrje krahasur me vitin 2021.
14:51
Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja deri në orën 14.00 ka qenë 26 për qind. Më saktë kanë votuar 503 mijë qytetarë. Kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 të së njëjtës orë. Në 2021 në orën 14.00 votuan 35.6 për qind e qytetarëve. Pra kanë votuar 10 për qind më pak. Si duket në këto të dhëna ka ndikuar dhe mungesa e funksionimit të sistemit elektronik.

12:56
Ka shkuar në afro 23 për qind numri i pjesëmarrjes në votime. KQZ ka publikuar të dhënat për orën 13.00 dhe bëhet me dije se kanë votuar 440 mijë qytetarë, një shifër që është e ulët duke qenë se ka kaluar gjysma e afatit për të votuar.
Ndërkohë absurdi është se KQZ jep të dhëna për 2639 qendra votimi nga 5213 në total. Pra për 2500 qendra nuk raportohet pjesëmarrja. Procesi këtë herë ka pasur shumë probleme. Identifikimi elektronik krijoi shumë vonesa, ndërkohë që KQZ lan duart dhe nuk mban përgjegjësi.

Pjesëmarrje e lartë shihet në Kukës, ku kanë votuar mbi 32 për qind e qytetarëve. Po ashtu pjesëmarrje e lartë shihet në Peqin, Divjakë, Mat, Mirditë apo Roskovec. Ndërkohë, Skrapari ka pjesëmarrjen më të lartë me mbi 37 për qind.
Ndërkohë pjesëmarrje shumë të ulët ka në Durrës, në Fier, në Vlorë, në Kuçovë, Korçë, etj.




Lini një Përgjigje