TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 12:47

Mitsotakis “kërcënon” Ramën: Nuk e toleroj arrestimin e Belerit, raportet mes dy vendeve nuk do të jenë më njësoj

Shkruar nga Pamfleti

Mitsotakis “kërcënon” Ramën: Nuk e toleroj arrestimin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërcënuar sërish Shqipërinë, pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë.

Gjatë një intervistë ditën e sotme, ai ka kërcënuar se arrestimi i tij do të ndikojë si në raportet mes dy vendeve, ashtu dhe në integrimin e Shqipërisë. Madje dhe ka kërcënuar se nuk i toleron të tilla akte.

 “Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të ndihmojë minoritetin etnik. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik”, theksoi ai.

Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër. Beleri është arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër.

Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla.

Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Bashkë me Belerin, pas hekurave ka përfunduar dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

 

mitsotakis rama

Lini një Përgjigje