TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 12:53

Pjesëmarrje e ulët në Vorë, ndërpritet votimi në disa qendra

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrje e ulët në Vorë, ndërpritet votimi në

Në Vorë ka pasur vonesa në procesin e votimit prej problemeve teknike. Mësohet se votimi është ndërprerë rreth 40 minuta në disa qendra votimi.

Në këtë zonë janë 44 qendra votimi, ku pritet të shprehin vullnetin e tyre politik 30 mijë e 800 qytetarë. Sipas gazetares, deri në orën 12 kanë votuar vetëm 2 mijë qytetarë.

 Janë kryesisht moshat e treta ata që i janë drejtuar kutive të votimit. Pjesëmarrja nuk është shumë e lartë, ka qenë më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021, deri në orën 11.

Po ashtu, mësohet se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa, pasi sipas tij në qendrat e votimit futen persona të paautorizuar.

Hoxha garon përballë kryetarit aktual të kësaj bashkie Blerim Shera i Partisë Socialiste.

pjesëmarrje e ulët në vorë ndërpritet votimi

Lini një Përgjigje