TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 14:23

Sistemi elektronik dështoi, Celibashi nuk e vë "ujin në zjarr”; krekoset në media dhe përplaset me gazetarët

Shkruar nga Pamfleti

Sistemi elektronik dështoi, Celibashi nuk e vë "ujin në

Kryekomisoneri Celibashi nuk e ka vënë fare ujin në zjarr për dështimin me sistemin elektronik. Në 530 qendra identifikimi po bëhet manualisht dhe jo me sistem elektronik dhe kjo ka sjellë shumë vonesa.

Janë hedhur miliona euro për këtë sistem dhe Celibashi në vend që të kërkonte ndjesë dhe të merrte masa që mos kishte probleme, krekoset nëpër media sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai deklaroi se sistemi nuk mund të quhet i dështuar, ndërkohë që është përplasur dhe me gazetarët të cilët i vunë në pah faktin se boja e shënjimit në gisht fshihet. Mirëpo për të kjo nuk është shumë e rëndësishme.

Ne japim fakte dhe numra, gjithsecili bën interpretim, për dikë quhet dështim, sukses, gjysmë dështim, unë e them në mënyrë kategorike që procesi i identifikimit elektronik nuk ka dështuar. Në një vlerësim të raportit të QV ku kemi pasur probleme rezulton të jetë më pak se 10%”, tha Celibashi.

Por sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve nuk ka funksionuar, ndonëse janë investuar 3.4 milionë dollarë për këto pajisje. Kjo ka bërë që te raportimi i pjesëmarrjes të jenë të dhënat për gjysmën e qendrave të votimit, ndërkohë që Celibashi u spërdrodh se kjo nuk është e vërtetë sepse në fakt të dhënat janë për mbi 4 mijë qendra, por në fakt nëse shihen diagramat e KQZ, Celibashi del blof. Kjo ju vu në pah nga gazetarët, por ai sërish ju hakërrye. 

"E shoh që është e ngarkuar si situatë, por problematika e votimit elektronik nuk ekziston. Nuk e di se për çfarë arsye duhet të konsideroj për atë qytetar apo atë medi online, shpresoj të jetë gjë serioze. Nuk mund të komentoj për një rast spekulativ. Si e filmoi ai, këtë. Ja lejuan komisionerët të filmojnë votën. Pse ta marr unë në konsideratë? Të kursejmë energji për të adresuar çështje që nuk janë çështje. Adresoni ato çështje që ja vlejnë", u përplas ai me një gazetare. 

Sistemi elektronik dështoi, Celibashi nuk e vë "ujin në
Të dhënat mbi pjesëmarrjen

Problemi tjetër është se KQZ punësoi mijëra operatorë, por ata kanë braktisur punën. Po ashtu ata që janë trajnuar nuk kanë marrë fare njohuri dhe nuk kanë ditur të përdorin pajisjet. Për dështimin është përgjegjësi e KQZ dhe Celibashi në vend që të kërkojë ndjesë, krekoset dhe hiqet sikur çdo gjë po shkon vaj.

celibashi kqz

Lini një Përgjigje