TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 15:22

“Dilni të votoni”, Alimehmeti: Në disa qendra votimi ka pasur prezencë të punonjësve të bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

“Dilni të votoni”, Alimehmeti: Në disa qendra votimi ka

Kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Alimehmeti është shprehur se gjatë ditës së sotme ka patur parregullsi gjatë procesit të votimit.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se pushteti synon t'i largojë ata nga qendrat e votimit, por shtoi se njerëzit duhet të vendosin sot për të ardhmen e qytetit.

Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit në qendrat e votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë.

E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni. Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht.

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.

ilir alimehmeti kandidati i

Lini një Përgjigje