TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 19:38

“Opozita në situatë dramatike”, Kreshnik Çollaku kërkon reflektim: Mbështetemi vetëm nga 13 për qind e shqiptarëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita në situatë dramatike”, Kreshnik Çollaku

Nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku e quajti kulminacion të shëmtisë episodin e djeshëm në komisionin e Medias ku deputetët Flamur Noka dhe Gazmet Bardhi përplasen me deputeten Flutura Açka e Mirela Bakiu.

Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Çollaku deklaroi se beteja e orientuar drejt maxhorancës është kthyer në rivalitet gati tribal brenda partisë.

Është dramatike kjo që po ndodh”, tha ai.

Në fakt rënien gjithnjë e më të madhe të mbështetjes së opozitës e vërtetojnë dhe të dhënat e sondazhit publikuar mbrëmë të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja. Vetëm 13% nga 82 % e vlerësojnë pozitivisht aksion e opozitës me ‘tym e kaos’ në Kuvend.

Situatë jashtëzakonisht e vështirë. E treguan dhe shifrat e sondazhit tuaj.  Ky aksion i opozitës mbështetet nga vetëm 13 % e popullatës. 13 % e popullatës kishte dhe Partia e Punës në 1990. Mendoj se është momenti që kjo histori të ndalet, ambiciet personale, llogaritë të ndalen e të mendojmë për njerëzit që i kemi lënë në opozitë prej 12 vitesh dhe rrezikojnë të ngelen sërish në opozitë, ndërsa në këtë rrugë. Rama mendon mandatin e katërt për faj të gabimeve të opozitës . Duhet të reagojmë me përgjegjshmëri”, thotë ai.

Ndërsa sa i takon propozimit për krijimin e konfederatës së opozitës, Çollaku tha se është spektik.

Nuk jam kundër por duhet të bëhen në interein e fitores e jo në sigurimin e mandateve të disa drejtueve të partive. Kemi bërë koalicione por nuk kanë dhënë rezultat. Duhet të jemi të bindshëm e të pranueshëm”, tha ai. 

Ndalet dhe tek Partia e Lirisë për të cilën thotë se ndryshon kurs politik për hir të pushtetit.  Dje Partia e Ilir Metës për të cilën Çollaku thotë se PD humbi pushtetin dhe u detyrua të përballej me 21 janarin, sot ajo sulmon eksponentët demokratë, sit ë majtë.

“Partia Demokrati përballoi 21 janarin. Një nga gabimet më të mëdha të asaj kohe të Berishës nuk ishte të mbronte institucionin por mbrojti aleatin e tij Ilir Meta, në vend që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme pasi Ilir Meta, në atë kohë zv/kryeministri u kap i filmuar në një aferë korruptive. Pikërisht Ilir Meta dhe partia e zotit Vasili 6 muaj pasi PD përballoi 21 janarin për faj të tyre vajtën e lidhën aleancën e famshme të qelbësirave dhe demokratët u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Gabimi ishte mos dërgimi në zgjedhje të parakohshme. Sot nënkryetari i Partisë së Lirisë akuzojnë demokratët, si Alibeaj si të majtë. Një përmbysje e ligjëratës politike”, u shpreh ai. 

Reforma zgjedhore?

Çollaku beson se ndihma më e madhe që mund ti jepet Ramës për të fituar mandatin e katërt është të mbetet I pandryshuar kodi zgjedhor për shkak të konflikteve brenda opozitës.

Nëse PS do të pranonte të aplikonte propozimet tona do të ishte lajm shumë i mirë. Por PS duket që Rama nuk pranon listat e hapura. Nuk jam optimist se PS do të pranojë të heqë avantazhet që ka marrë në Kodin Zgjedhor. Nëse tentojmë në mënyrë të unifikuar të biem dakord mbi 2 – 3 propozime e ti qëndrojmë deri  në fund duke shpresuar mbështetjen ndërkombëtare kemi shans për të ndryshojmë dicka’, përfundoi ai. 

Çollaku opozita

Lini një Përgjigje