TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 19:30

Përplasja me Nokën e Bardhin, Flutura Açka: U gjenda e papërgatitur, ishte një formë terrori

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me Nokën e Bardhin, Flutura Açka: U gjenda e

Kryetarja e Komisionit të Mediave, Flutura Açka teksa ka komentuar përplasjen në Komisionin e Mediave me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, tha se është gjendur e papërgatitur.

“Është në të drejtën time që mbledhjen ta kaloj në fizik. Mendova ta bëj unë hapin e para sepse i shkon natyrës time. Unë s’mund të bëj gjëra më të mëdha në atë Parlament për shkak se të tjerët kanë muskuj politikë... Unë dua të sjell një politikë tjetër që ka fjalën që të zgjojë atë pjesë të shoqërisë që nuk beson më të politika.

Unë përfaqësoj ata njerëz që më kanë votuar mua për këtë staturë. Unë kam staturën time mendoj si kryetare komisione brenda rregullores. E di që është shkelje e rregullores të parlamentit të bësh mbledhje online. Nuk merrem me emra të përveçëm por merrem me aktin dhe mendova se është më e mira...", tha Açka.

Ajo nënvizoi se nuk i kishte shkuar në mendje se do të gjendjen në një situatë të tillë.

“Nëse u lexua si provokim nga kolegët as më kishte shkuar në mendje se do të gjendesha në të tillë situatë. Të jem e sinqertë nuk është diskutuar me zotin Basha nëse duhet të shkoj ose jo. Basha s’duhet të më orientojë mua që të bëj detyrën time. Mendoj se ishte e papërgatitur. Ishte një formë terrori”, u shpreh Açka për “Report Tv”.

Minga: Pse nuk e lëshuat mbledhjen në duar të zhurmës?

Açka: Katër muaj e përqafova këtë lloj të të bërit opozitë në respekt të kolegëve, por e pashë që nuk u bë asgjë. Kemi një rregullore parlamenti të tmerrshme, do largohesh jo 10 ditë, por 1 muaj. Kjo lloj opozite nuk ka nxjerrë asgjë në dritë. Unë nuk mund të bëj shumë në atë parlament, por secili ka kauzat e veta, unë dua të sjell një politikan tjetër, që ka fjalën, që i drejtohet shqiptarëve drejtpërdrejt dhe të zgjojë atë pjesë të shoqërisë që nuk e duan politikën. Tani që jam brenda e kuptoj çfarë ndodh aty, këta njerëz harrojnë që janë të deleguar. Unë përfaqësoj 2000 qytetarë, ata njerëz që kam votuar mua më kanë votuar për këtë staturë, jo për një njeri heshtak, që fshihen pas grupit, “e di grupi”. Kush janë këta që marrin zvarrë një parlament të tërë? Nuk është kjo rruga, e dinë vetë ata rrugën e tyre, por mua nuk më imponojnë dot.

Minga: Si do funksionojë nesër? Do ketë kundër masë?

Açka: Nuk e kisha çuar në mendje që do ndodhesha në atë situatë, është një formë terrori. Si e shoh unë. Për nesër, vetëm nëse ka pandemi, luftë, gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëni online, si mund të futemi ne në kafaze? Më bënë akuza që i shërbej Ramës, unë kam shumë gjëra për të denoncuar dhe nuk po i denoncoj. Mendoja se ishte e përgatitur, një ushtrim muskujsh e force që më ngjalli një shije të hidhur. Nuk e di nëse do ketë masa nesër, në kryesi nuk është diskutuar, por besoj nuk do ndodhë sërish e njëjta gjë.

Nuk mund t’i imponohen të gjithës, të tërës. 4 muajt e fundit tregojnë që kjo nuk është rruga. Shkelja institucionale që bën mazhoranca për mosdhënien e komisioneve hetimore, tregon që edhe sikur t mos ketë gjë, duket sikur ka, pse e frenojnë? Por kjo s’do të thotë që meqë po bëhet një shkelje kushtetuese, ti t’i shkelësh të drejtën dikujt tjetër, qoftë dhe drejtueses së komisionit. Fjala vret më shumë, jo muskujt.

Lini një Përgjigje