TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 19:19

Del zbuluar Berisha, jeton në të njëjtin apartament me dhëndrin; momenti kur Jamarbër Malltezi bën rolin e fotografit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Del zbuluar Berisha, jeton në të njëjtin apartament me

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi jetojnë në një apartament. SPAK i la të dy në arrest shtëpie dhe ra në sy fakti që Berisha del në katin e fundit të pallatit, ndërkohë që të gjithë e dinë se ai nuk banonte aq lart.

Në të njëjtin pallat ka banesë dhe dhëndri i tij dhe Berisha ka vendosur që të rrinë në të njëjtin ambient, duke qenë se dhe dhëndri është në të njëjtën masë arresti.


Kjo është faktuar ditën e sotme. Teksa Berisha fliste para mbështetësve, Malltezi ka dalë në dritare dhe i bën foto Berishës. Në videon më poshtë duket qartë që është Malltezi. /Pamfleti

 

Del zbuluar Berisha, jeton në të njëjtin apartament me
Fotoja e shkrepur nga Malltezi

Lini një Përgjigje