TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 11:30

Opozita i vuri flakën Kuvendit, dalin pamjet si Rama doli me shpejtësi nga seanca

Shkruar nga Pamfleti
Opozita i vuri flakën Kuvendit, dalin pamjet si Rama doli me shpejtësi
Rama në Kuvend

Ditën e sotme parlamenti miratoi me 73 vota pro projektbuxhetin. Gjithçka u votua për 5 minuta pasi opozita bllokoi punimet e Parlamentit me tym dhe zjarr.

Ka qenë deputetët e Partisë Demokratike ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë. Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Pasi u miratua buxheti, Rama u ngrit dhe në ikje e sipër përshëndeti opozitën, por në këtë moment drejt tij u hodh një tymuese që u kap nga garda.

Opozita i vuri flakën Kuvendit, dalin pamjet si Rama doli me shpejtësiOpozita i vuri flakën Kuvendit, dalin pamjet si Rama doli me shpejtësiOpozita i vuri flakën Kuvendit, dalin pamjet si Rama doli me shpejtësi

 

rama kuvend

Lini një Përgjigje