Arsyeja zyrtare ishin evropianët, Rama justifikohej kollaj e mund të bënte edhe viktimën përballë shokut të tij, dhe Beqaj nuk kishte gojë të ankohej. Skenar i zbatuar me përpikëri sepse sapo u kthye nga Brukseli e Strasburgu, Ilir Beqajt iu bllokua pasaporta...
Standardi i drejtësisë së re është ndotur keq me rastin e Ilir Beqajt. Pas precendetëve të krijuar me ish-ministrat e Ramës, ca në burg e ca të arratisur, Beqja i koncesioneve në shëndetësi, pasi ka ngrënë e pirë miliarda nga paratë e shqiptarëve të varfër, duhet ta kishte vendin në burg.
Por jo! Edhe për më optimistët, SPAK kësaj here vulosi pafuqinë, ndikimin që ka Babloku mbi të dhe dyshimin se e bën drejtësinë sipas rastit dhe personit, por jo sipas ligjit.
Vendimi për ti ndaluar Ilir Beqajt udhëtimet jashtë dhe sidomos ai "detyrim-paraqitje" ishin një tallje nga të llojit, "qesh se nuk qaj dot".
Megjithatë, le të shpresojmë deri ne fund.
Pas vendimit të gjykatës, SPAK u zu ngushtë dhe nuk kishte nga t'ia mbante me Ilir Beqajn, vjedhjet e të cilit bëjnë "muu", janë e zeza mbi të bardhë, me firmë e me vulë dhe kapin shifra aq të larta miliardash, sa çdo grup kriminal do t'ia kishte zili.
Por çfarë ndodhi kësaj here që Babloku nuk e mbrojti dot benjaminin e vet?
Nga të gjithë shokët që Rama i çoi me dorën e vet në gijotinë, protagonisti i "suksese në jetë", bën përjashtim.
Rrota e Bablokut është ngjyer fort e sekretet që i dinë njëri-tjetrit janë me spec, pra, çfarë ndodhi që papritur e pa kujtuar edhe Beqaj u shndërrua në një kartë gjysmë të djegur?
Thonë se Beqaj e hëngri nga pangopësia e vet. Duke e ditur që ishte në fije të perit, shoku i ngushtë i Bablokut, krijoi dhe mori në drejtim një agjenci administrimi fondesh evropiane, për të dhënë mesazhin se ishte i pastër. Por, i mësuar me miliarda, SASPAC-ku i Beqajt nuk po pikonte siç duhej. Prandaj kur mendoi se shpëtoi, Iliri hodhi hapin që jo vetëm e nxori zbuluar, por edhe e mori më qafë.
Beqaj luftoi fort deri kur i futi bërrylin Romina Kukos duke i marrë postin e negociatores për një nga kapitujt e marrëveshjes se anëtarësimit me BE. Dhe pasi e vari këtë medaljon në qafë ai u shfaq në Bruksel duke kërkuar para të tjera, zyrtarisht si negociator, gjoja për të çuar përpara reformat. Pikërisht këtu situata doli nga kontrolli. Për aq kohë sa nuk e kishin mes tyre, evropianët i kishin çuar mjaftueshëm mesazhe Edi Ramës për ti treguar vendin hajdutëve. Por kur një prej krye hajdutëve u shfaq përballë tyre, kupa u mbush dhe në raportin konfidencial, dërguar Shqipërisë, BE ka paralajmëruar masa ndëshkimore nëse Kryeministri shqiptar vazhdonte të tallej me ta, duke u dërguar Beqajn si përfaqësuese të Shqipërisë.
Ky është varianti gjysmë zyrtar i arsyeve se pse SPAK mori atë vendim ndërkohë që gojët e liga nëpër korridoret e Kryeministrisë thonë se, pas gjithë kësaj qëndron dora vetë, Kryeministri.
I lidhur keq me Beqajn, në interesa dhe afera që nuk do që ti zbulohen, Rama ka luajtur me shokun e vet duke ia plotësuar të gjitha tekat, për t'i dhënë mesazhin se, jo vetëm që do ta mbronte, por edhe do ta mbante afër.
Për këtë arsye, me durimin diabolik të një psikopati, Rama shpiku një institucion të ri dhe ia dha Beqajt, por pa para. Duke ia njohur stilin dhe duke e ditur se pa një buxhet të majme për të vjedhur, Beqaj do të gabonte, Babloku e la të lirë ta hidhte vallen sipas qejfit, deri kur kërkoi postin e negociatorit. Këtu laku u lidh dhe Babloku mund ta tërhiqte kur të donte. Arsyeja zyrtare ishin evropianët, Rama justifikohej kollaj e mund të bënte edhe viktimën përballë shokut të tij, dhe Beqaj nuk kishte gojë të ankohej. Skenar i zbatuar me përpikëri sepse sapo u kthye nga Brukseli e Strasburgu, Ilir Beqajt iu bllokua pasaporta.
Se si do të shkojë më tej, mbetet për tu parë! Me shkeljet që ka bërë, Ilir Beqaj meriton burgun për shumë vite, por se si do të sillet "drejtësia e re" me të, dhe se sa ndëshkuese do të jetë, për këtë do të na duhet të presim e madje edhe të durojmë spektaklin që Babloku me të vetët do të na ofrojë./Pamfleti
Lini një Përgjigje