TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2025, 13:00

Operacioni i SPAK me italianët, Berisha akuza të forta Ilir Prodës: Prokurori italian i tha ‘ai shoku jot iku’!

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK me italianët, Berisha akuza të forta Ilir
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi sot se policia me SPAK-un i hapën rrugën arratisjes së Ervis Doçit të njohur nga “Visi i Pojës” që e kërkonte pas hekurave anti-mafia italiane.

“Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Matrixi. E di cfarë i tha një prokuror italian dje në korridor Ilir Matrixit? Ai shoku jot iku. Për Ervis Doçin. E dinte që janë miq të ngushtë me Prodën” tha Berisha.

“Kush i njoftoi Elvis Doçin dhe të tjerët. Këta janë të gjithë bashkë. Edhet ato shishet 36 ,mijë euro me kë i pinte Rama, me kë i hapte? Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës dhe ai është Edi Rama.

I them atyre lakejnve, mercenarë të fjalës së lirë dhe moralit njerëzor, faqezinj që dalin mbushin xhepin nga një studio në një studio për të mbrojtur farsën e zgjedhjeve, se ky është turp për çdo vend, për çdo komb” tha Berisha.

Sali Berisha akuzoi edhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, se e vonoi për qëllime elektorale operacionin “Ura” që goditi një grup të fuqishëm kriminal shqiptar.

Ai u shpreh se Dumani e ka mashtruar Antimafian italiane.

“Çfarë mendoni ju se Antimafia Italiane e ka bërë për qëllime elektorale vonimin? Jo, ia ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias Italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane si ordiner. Se kemi operacion tani, se na prish punë tani… Dhe Poja çau ferrën. Kush e njoftoi Elvis Doçin dhe të tjerët? Kush i njoftoi?Këtu janë të gjithë bashkë”, tha Berisha.

Sa i përket operacionit në fjalë, Berisha vlerësoi vetëm punën e Antimafias italiane.

“Po mos qe për antimafian italiane Ervis Poja dhe gjithë ajo kompani do ishin duke pirë verë me Edi Ramën”, tha Berisha.

Kujtojmë se një ditë më parë, Berisha theksoi se eksponentët kryesorë të kërkuar nga ky operacion ndërkombëtar u njoftuan dhe ikën.

Nga operacioni “Ura”, i zhvilluar mes Shqipërisë e Italisë, u lëshuan 52 urdhërarreste. Po ashtu, Antimafia italiane dhe SPAK kanë zbuluar trafikimin e 1800 kilogramëve kokainë dhe dërgesat e parave mes grupeve kriminale, rreth pesë milionë euro.

Në pranga nga aksioni u arrestuan edhe dy policë dhe një avokat në Shqipëri.

 

operacioni i spak me italianët

Lini një Përgjigje