TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2025, 10:24

Lefter Maliqi thirrje opozitës: Reflektoni! Bosët e drogës i dhanë fitoren Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi thirrje opozitës: Reflektoni! Bosët e drogës i

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje demokratëve që të lënë mënjanë festën nëpër qarqe të caktuara por të bëjnë analizë të thellë të opozitës.

Maliqi thekson se bosët e drogës i dhanë fitoren Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit duke tjetërsuar vullnetin qytetar.

“I bëj thirrje opozitës nuk ka kohë për festë nëpër qarqe por kohë për reflektim, ndjesë ndaj demokratëve dhe opozitarëve! Pavarësisht masakrës elektorale, krahas mbledhjes së provave të manipulimit duhet reflektim, analizë e thellë dhe të vendosim pikat mbi “i” në riorganizimin në çdo qelizë, në çdo seksion, grupseksion dhe degë të PD dhe Opozitës. E patë vet dje megaoperacionin, të drejtuar nga Italia, i patë bosët e drogës që i dhanë fitoren Rilindjes me paratë e drogës. Të falenderojmë mbështetësit dhe stop festave dhe show-t, pasi fituan Deputetët pa merit, por humbën demokratët dhe opozitarët e ndershëm, para të cilëve kemi detyrime shumë shumë të mëdha dhe duhet t’jua shpërblejmë çdo mund e sakrificë të tyre. Koha për analizë, organizim, reflektim, mobilizim për përballje dinjitoze”, shkruan Maliqi.

Lini një Përgjigje