TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2025, 20:52

E cilësoi Tabakun ‘Sude të Ramës’, Alimehmeti flet për akuzat e Adriana Kalasë: Ajo u bie drejt e drejt gjërave...

Shkruar nga Pamfleti

E cilësoi Tabakun ‘Sude të Ramës’, Alimehmeti flet

I ftuari i sotëm në podkastin e “Pamfletit” në YouTube, është Ilir Alimehmeti, i cili mori mbi 18 mijë vota dhe nuk arriti të marrë një mandat deputeti. Ai u pyet nga moderatorja mbi akuzat e Adriana Kalasë, e cila sulmoi Jorida Tabakun.

-Ka një reagim nga Adriana Kalaja, e cila akuzoi Tabakun se ja ka blerë votat Rama dhe ajo ishte Sudja dhe qëllimi ishte të poshtëronte Berishën dhe të merrte partinë.

Të gjithë emrat janë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe do ta diskutojmë aty. Duhet t’ia bëni pyetjen zonjës Kalaja. Ajo u bie drejt e drejt çështjeve dhe jo rreth e rrotull.

-Pra ka nisur një luftë brenda llojit?

Te PS është dhe më keq. Atje ndëëehyu Edi Rama. Dha urdhër të mos merren pamjet filmike. Se ne nuk e bëjmë atë. Nëse do të shohësh, lëri, çfarë problemi ka.

-Ka që kërkojnë dorëheqjen e Berishës...

Thashë duhet analizë. Nëse vendos Kryesia me Këshillin....

 

Lini një Përgjigje