
Të gjithë po e quajnë fituesin moral të zgjedhjeve të 11 Majit! Shumë po lexojnë përtej votave, mesazhin që demokratët dhanë përmes tij, e të tjerë po ngrenë pritshmëri për të, në raport me atë që duhet dhe do të ndodhë me PD-në dhe Sali Berishën, në një kohë që këtë të fundit, vetëm Zoti e largon.
Ai ishte ndër më të votuarit në PD dhe iu desh të garonte me kolegen e tij brenda PD-së, edhe ajo po aq e votuar dhe e lënë si ai në zonën e rrezikut, ndryshe nga çfarë diktuan Primaret. Qartazi sepse vetë Berisha nuk i konsideronte të tijtë.
E kemi fjalën për Ilir Alimehmetin, kandidatin që me shumë gjasë është mërzitur shumë pak pse nuk hyri në Parlament, sepse vota masive e qytetarëve të Tiranës ia sfumoi humbjen. Ai vjen sonte në një intervistë në "Të Pashoq"
– Si ishte gara me Jorida Tabakun?
Unë nuk kisha garë me Tabakun, gara ime ishte me Partinë Socialiste.
– Aty përfundoi...
Për ju mund të duket kështu, por për mua ishte gjithmonë me PS. Se si e shohin të tjerët, nuk flas dot. Unë garova kundër PS-së.
– Kjo është fatkeqësia, që përfundove në garë me Tabakun...
Më lejoni t’ju them, për ata që ndoshta nuk e kanë kuptuar: unë nuk jam emocional, as nxehem e as ftohem lehtë. Kam objektivat e mia.
Objektivi i parë ishte të merrja dyfishin e votave të një kandidati tjetër – dhe këtë e arrita. Objektivi tjetër ishte të arrija votat e kandidatit për kryeministër të PD-së në vitin 2021, i cili mori 16 mijë vota. Unë mora mbi 18 mijë.
Kam objektiva personale dhe i arrita me një fushatë të thjeshtë, të qartë, qytetare, “loë cost”. Për të treguar që kjo punë bëhet. Nuk ka nevojë për shifra, nuk ka nevojë për skuadra madhore, për konsulentë, për media të mëdha apo për oligarkë.
– Por duhet bërë me njerëzit e duhur...
Unë kam detyrën të udhëheq me shembull. Dikush nuk besonte që kjo mund të bëhej. Më 12 mars, Këshilli Kombëtar zhvilloi diskutime shumë të nxehta. Ishin të hapura. Zoti Murrizi kishte një debat shumë të fortë – edhe ai ishte shumë i hapur.
Çfarë u tha më 12 mars është transparente. Por dikush nuk besonte se ajo që u tha, do të bëhej realitet më 11 maj. Tani u pa që bëhet. Herën tjetër, kur të bindemi, kemi dhe të dhënat aty. Prandaj duhen shifra dhe duhet treguar rruga se si bëhet kjo punë.
Njëkohësisht, duhet të jetë e qartë përgjegjësia për ata që morën përgjegjësitë përkatëse. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, jo i Kryesisë. Flas si anëtar i Këshillit dhe them se ka rrugë që nuk u eksploruan.
Sot nuk bëhet dot. Mund të jetë e vërtetë për Tiranën, por ndoshta nuk është kështu për qarqet e tjera.
Lini një Përgjigje