
Ilir Alimehmeti, kandidati i listës së hapur të koalicionit ‘PD-ASHM’, i cili nuk arriti nuk arriti të marrë mandatin e deputetit në 11 maj, edhe pse mori mbi 17 mijë vota preferenciale, tha se duhet bërë një analizë, mbi të cilën do të nxirret se kush ka punuar shumë, kush ka punuar mirë dhe kush nuk ka punuar.
Në podcastin 'Të Pashoq", Alimehmeti tha se i vetmi nga lista e mbyllur që ka punuar me energji maksimale, i vetmi që ishte aktiv është Sali Berisha.
Ju po nxirrni Berishën si më punëtorin?
Një person mund të punojë shumë, pyetja është sa produktivitet ka? Dhe produktiviteti varet nga skuadra. Pra është ndërtuar ose jo skuadra e duhur, apo skuadra ka qenë e pakordinuar. Po korret ajo që u bë gjatë fushatës. Në terren duhet të jesh edhe pas fushatës, duhet punuar me njerëzit.
Kemi diskutim të madh mbi shifrat. Me pamë votën e Diasporës që na u shtua, në fillim na u tha se janë 42 mijë, pastaj na dolën 43 mijë dhe pastaj na doli 43 mijë e 700.
Keni prova që ju janë vjedhur votat?
Nuk thashë vjedhur, thashë nuk më janë numëruar votat. Personalisht kam marrë pamjet filmike të disa KZAZ-ve. Po i kontrollojmë me kampion, sepse nuk mund të shohim të gjithë pamjet. Grupi tekniko-juridik që po ndjek procesin, ka vënë re se kemi një rënie cilësie nga e diela në darkë deri mesditën e së martës dhe më pas kemi shkarje të mëdha që pasqyrohen edhe në procesverbale.
Mund të ndryshojë rezultatin kjo?
Nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri që të happen kutitë dhe të ketë ndryshime rezultati. Thjesht na duhet për analizat e brendshme. Kemi kandidatë që renditen shumë më poshtë se ku janë në realitet. Në shumë qendra kemi parë fallsitetin, por sërish themi se si shërben analizës, në mënyrë që mos themi nesër që ai apo ky kandidat nuk ka punuar, për shkak se kemi numërues që nuk dinë të numërojnë apo se kemi raste të fallsifikimit të rezultatit.
Lini një Përgjigje