
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku nuk e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Çollaku, njëlloj si Bardhi dhe Alibeaj pretendon se komisioneri nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka vepruar politikisht në shërbim të interesave të tij.
Ai madje thotë se nëse Celibashi nuk vepron sipas ligjit të nisin procedurat për shkarkimin e tij.
“Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve ka detyre te zbatoje ligjin, aty nuk është te beje politike.
Nëse i mungon politika duhet ndihmuar duke filluar procedurat e shkarkimit te tij ne Parlament”, shkruan Çollaku.
Lini një Përgjigje