TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 17:27

PD jashtë zgjedhjeve, Indrit Sefa: Vendimi i Celibashit politik, do i drejtohemi KAS-it

Shkruar nga Pamfleti

PD jashtë zgjedhjeve, Indrit Sefa: Vendimi i Celibashit politik, do i

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa  e ka quajtur vendim politik, vendosjen nga ana e KQZ-së për të mos pranuar regjistrim e PD-së në zgjedhjet e 14 majit për shkak të mungesës së dokumentacionit, për të cilën kreu i Komisionit Zgjedhor ju kishte dhënë 48 orë afat.

Ai shtoi se ky vendim është marrë me qëllim dhe me ndikim nga jashtë për të ndaluar PD-ën që të regjistrohet në zgjedhje. Sefa shtoi gjithashtu se do t'i drejtohet KAS-it për këtë vendim.

Ku e ka që kryetari i Partisë merr akt individual? Në asnjë dispozitë. Komisioneri prej më shumë se 8 ditë mban pezull çështjen. Ka një afat 48 orë, KAS-i ishte i qartë. Ka vendimmarrje politike për të ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Komisioneri është produkt i kësaj politike, komisioneri e di kujt i shërben, Ai i la vetes dhe PD 48 orë afat, u bë e qartë nga ana jonë se s’kishte asnjë problematikë nga dokumentacioni ynë. Ai e kishte për detyrim që pas kësaj ai të merret një vendim.  Është bërë me qëllim që komisioneri të dilte me vendimmarrje. Komisioneri bashkon dy kërkesa me një shqyrtim për të penguar PD të regjistroheshin. Ky shqyrtim i përbashkët është në dëm të PD. Komisioneri bëri akt politik”, tha Sefa.

 

kqz pd sfefa 14 maji

Lini një Përgjigje