TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 17:08

Ilirjan Celibashi i bën qokën Berishës, refuzon regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Ilirjan Celibashi i bën qokën Berishës, refuzon regjistrimin e

Ilirjan Celibashi i ka bërë qokën Sali Berishës. Kreu i KQZ ka vendosur të mos regjistrojë në zgjedhje Partinë Demokratike të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

Javën që lamë pas, Celibashi kërkoi plotësim dokumentacioni, me argumentin se Lulzim Basha duhet të lëshojë një deklaratë solemne mbi angazhimin në zgjedhje, pasi në regjistrin e gjykatës figuron ende kryetar. Grupi i Alibeajt nuk e pranoi, pasi sipas tyre, Basha është larguar dhe detyra i ka marrë nënkryetari.

Çështja shkoi në KAS, por ankimim nuk u pranua dhe u kthye te Celibashi. Ky i fundit në argumentet e tij tha se  autorizimi duhet të nënshkruhet nga Lulzim Basha, pasi atë njeh gjykata si kryetar. Për këtë arsye dekalroi se PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje. 

Në kushtet kur deklarata nuk është nënshkruar nga kryetari i partisë, apo ai që i ushtron ligjërisht atributet, kërkesa për PD nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim. PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, kjo vendimmarrje është në vlerësimin ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në ligj. Nuk ka asnjë interes politik apo tjetër veç atij të respektimit nga kushtet”, tha Celibashi.

Më tej Ilirjan Celibashi tha se Partia Demokratike duhet ta kishte zëvendësuar Lulzim Bashën në Gjykatë. Sipas tij, duhej të ishte informuar gjykata për dorëheqjen dhe detyrat i merrte Alibeaj.

Ju thatë që Lulzim basha ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund ta firmoste deklaratën.  Bie në kontradiktë me veprimet konkrete të bëra nga ana juaj. Sipas jush nënshkrimi i kësaj deklarate nga i autorizuari prej z. Lulzim Basha, Alibeaj është plotësisht në përputhje me ligjin. Mundet që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari i Partisë në disa raste të tjera por duhet që organet e tjera të partisë duhet të dorëzonin në Gjykatë vendimmarrjen që ngarkonin një person tjetër. Organet e tjera drejtuese duhet të depozitonin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin që kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen. Si ligji për partitë, ashtu edhe Kodi Zgjedhor nuk e detyrojnë një parti që të zgjedhin kryetarin e ri por një parti mund të vendosë për një organ tjetër që ta zëvendësojë. Organet e tjera drejtuese të Partisë Demokratike kanë pasur një vit kohë për ta bërë diçka të tillë. Vetëm kështu nënkryetari i PD Alibeaj do të ishte kryetar”, tha Celibashi

Me këtë lëvizje, Ilirjan Celibashi nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka hapur Berishës “dritaren” e futjes në zgjedhje. Ndonëse pranoi se PD nuk i takon Berishës, Celibashi me këtë vendim ka mundësuar që PD të përfaqësohet indirekt nga Saliu. Ky i fundit do të hyjë në zgjedhje nën logon e PL dhe të një koalicioni dhe në momentin që logoja e PD Zyrtare nuk është përballë tij, e ka më të lehtë të orientojë demokratët te kandidatët e “primareve”.

Bardhi “shpërthen” ndaj Celibashit: Asnjë njëri i shantazhueshëm nuk meriton respekt

Lidhur me vendimin e Celibashit reagoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmet Bardhi, që e ka cilësuar Kryekomisionerin si një njeri të shantazhueshëm.

"Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS", shkruan Bardhi.

Indrit Sefa: Vendimi i Celibashit politik, do i drejtohemi KAS-it

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Cefa e ka quajtur vendim politik, vendosjen nga ana e KQZ-së për të mos pranuar regjistrim e PD-së në zgjedhjet e 14 majit për shkak të mungesës së dokumentacionit, për të cilën kreu i Komisionit Zgjedhor ju kishte dhënë 48 orë afat.

Ai shtoi se ky vendim është marrë me qëllim dhe me ndikim nga jashtë për të ndaluar PD-ën që të regjistrohet në zgjedhje.

Ku e ka që kryetari i Partisë merr akt individual? Në asnjë dispozitë. Komisioneri prej më shumë se 8 ditë mban pezull çështjen. Ka një afat 48 orë, KAS-i ishte i qartë. Ka vendimmarrje politike për të ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Komisioneri është produkt i kësaj politike, komisioneri e di kujt i shërben, Ai i la vetes dhe PD 48 orë afat, u bë e qartë nga ana jonë se s’kishte asnjë problematikë nga dokumentacioni ynë. Ai e kishte për detyrim që pas kësaj ai të merret një vendim.  Është bërë me qëllim që komisioneri të dilte me vendimmarrje. Komisioneri bashkon dy kërkesa me një shqyrtim për të penguar PD të regjistroheshin. Ky shqyrtim i përbashkët është në dëm të PD. Komisioneri bëri akt politik”, tha Sefa.

kqz celibashi pd

Lini një Përgjigje