TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 16:31

Debate në mbledhjen e KQZ, Indrit Sefa: Dokumentacioni jonë i plotë, PD duhet të regjistrohet në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Debate në mbledhjen e KQZ, Indrit Sefa: Dokumentacioni jonë i

Mbledhja e KQZ ku do të vendoset fati i PD ka nisur me debate. Iliran Celibashi do të vendosë sot nëse kjo forcë politike do të hyjë apo jo në zgjedhje, por në nisje të saj përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka pasur kritika. .  

Sefa u shpreh se ai cilësohet në dokument si që përfaqësues i PD të drejtuar nga zotit Basha dhe kërkoi të korrigjohet sepse ai tha se është përfaqësues vetëm i Partisë Demokratike. Po ashtu deklaroi se në projektvendim përmendet dhe LZHK, që sipas tij, nuk mundet që për të njëjtën çështje të ketë dy subjekte. Po ashtu ai deklaroi se nuk ka çfarë dokumentacioni të plotësohet dhe Komisioneri duhet të regjistrojë PD në zgjedhje.

Debatet në mbledhje

Indrit Sefa: Juve ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme. Sa u njohëm nga vendimi i mëparshëm, i jeni referuar në mënyrë të gabuar kërkuesit si Indrit Sefa. Unë jam përfaqësues i PD-së dhe kërkues është vetë PD-ja. Kjo duhet të rregullohet në mënyrë të menjëhershme. Janë dy kërkesa të ndryshme që duhet të vlerësohen.

Kërkoj që kërkesat tona të vlerësohen në mënyrë të veçantë. Siç kemi paraqitur dokumentacionin, vendimi është i juaji, por duam që dy kërkesat të shqyrtohen në mënyrë të veçantë. Kërkoj që të disponohen në dosje dhe shkresat e depozituara nga PD. Kërkoj që këto shkresa të bëhen pjesë e dosjes.

Ilirjan Celibashi: Çdo dokumentacion i paraqitur do jetë pjesë e dosjes që lidhet me këtë shqyrtim administrativ. Lidhur me kërkesën tjetër procedurale, është e vërtetë që ne shqyrtojmë kërkesën e PD-0së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, dhe vendimmarrja do jetë në bazë të PD-së. Një kërkesë ka, jo dy siç thatë ju.

Indrit Sefa: Në vendimin që keni dhënë ju, ka dy kërkues. Nëse ju legjitimoni dy kërkesa, është vendimi juaj. Jam mjaftueshëm i qartë se kërkues është vetëm 1, që është PD-ja. Në kërkesën e depozituar nga PD-ja, të firmosur nga unë, duhet të jetë vetëm një kërkues në atë vendimmarrje.

Ilirjan Celibashi: Ka vetëm një kërkues dhe që është PD-ja. Legjitimiteti i atij që bën këtë kërkesë, është çështje e shqyrtimit. Unë po shqyrtoj kërkesën e PD-së për regjistrim.

Indrit Sefa: Kam disa pyetje për ju që lidhen se me çfarë masash ka marrë komisioneri për të bërë kallëzim penal për kryetarët e partive, që pasi kanë firmosur deklaratën. Kandidatët e forcave politike më pas janë dënuar për shitblerje votash.

sefa celibashi pd

Lini një Përgjigje