TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 12:42

Pas Ramës dhe Berishës, edhe Alibeaj në Elbasan: Kjo ditë qoftë sipari i pranverës së vërtetë për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ramës dhe Berishës, edhe Alibeaj në Elbasan: Kjo ditë

Figurat politike të vendit kanë vizituar sot Elbasanin, qytetin në të cilin Dita e Verës ndihet më shumë se kudo tjetër në Shqipëri.

Përpos kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha, në qytetin e ballokumeve duket se ka shkuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd.

Mesa shihet nga fotot e shpërndara në rrjetet e tij sociale, Alibeaj është mbledh me miq, bashkëpunëtorë dhe demokratë të Elbasanit këtë të martë.

“Në ditën e parë të verës në qytetin simbol të kësaj feste. Mes miqve të mirë, bashkëpunëtorëve dhe demokratëve elbasanas dhe atyre që kanë mbërritur nga gjithë Shqipëria. Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar,” shkruan Alibeaj në postimin e tij.

Kurse, më herët gjatë ditës Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Luçiano Boçin në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha në Elbasan ka folur për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai e ka cilësuar 14 Marsin një ditë ndryshimi teksa sjellë dhe mesazhin me bindjen se edhe 14 Maji do të jetë e tillë.

Krah bashkëshortes Liri Berisha dhe kandidatit për kryetar bashkie në Elbasan për PD-në, Luçiano Boçit, Berisha ka deklaruar se 14 Maji do të sjellë një ndryshim të thellë pasi sipas tij, do të votojë për Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit.

 

Lini një Përgjigje