TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 17:22

Nuk regjistroi PD në zgjedhje, Bardhi “shpërthen” ndaj Celibashit: Asnjë njëri i shantazhueshëm nuk meriton respekt

Shkruar nga Pamfleti

Nuk regjistroi PD në zgjedhje, Bardhi “shpërthen” ndaj

Pas vendimit të KQZ për të mos regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit, ka reaguar deputeti i Gazment Bardhi.

Bardhi shprehet se Celibashi ka humbur besimin e PD-së për të administruar procesin zgjedhor.

Më tej deputeti akuzon kreun e KQZ se ka shkelur ligjin për qëllime politike dhe se vendimi do të ankimohet në KAS

"Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS", shkruan Bardhi në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje