TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 00:01

Numërimi elektronik në Vorë, mbi 326 vota më shumë se numri i zgjedhësve në 1 qendër

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi elektronik në Vorë, mbi 326 vota më shumë se

Numërimi elektronik në Vorë duket se ka probleme, të paktën sipas denoncimeve që bëhen nga kandidatë për deputetë të Qarkut të Tiranës.

Kështu, sipas Rajmond Dervishit, kandidatit të koalicionit Euroatlantik në qendrën e votimit 1558/1 në Marikaj, rezultojnë të kenë votuar më shumë persona se sa numri i zgjedhësve të regjistruar.

Dervishi pretendon se në këtë qendër votimi janë 674 zgjedhës, ndërsa kanë votuar 1000 persona, pra 326 vota më shumë.

Dervishi i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbardhë këtë masakër zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.

Numërimi elektronik në Vorë, mbi 326 vota më shumë se

“Nisur nga shpallja në rrjetet sociale të informimit të rezultatit të zgjedhjeve për disa nga QV të KZAZ nr 27 të Bashkisë Vorë, rezulton një maskër zgjedhore, dhe konkretisht në QV 1558/1 Marikaj konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI.

Më konkretisht lista juaj zyrtare e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore për QV 1558/1 ka të regjistruar 674 zgjedhës, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.

Kërkoj ndërhyrjen urgjente tuajën, dhe zbardhjen e kësaj masakre zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.

I njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.

Cilët janë zgjedhësit që rezultojnë me diferencë mbi listat manuale zyrtare?”, thuhet në thirrjen publike që kandidati i koalicionit ‘Euroatlantik’ i ka drejtuar Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Lini një Përgjigje