
Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka mbërritur në prag të mesnatës në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar votat e diasporës.
Noka dëgjohet teksa ju drejtohet komisionerëve të PD-së duke i thënë që nuk do të numërojnë asnjë votë të emigrantëve nga Greqia. “Le të merret KQZ-ja me to”, dëgjohet të thotë Noka.
Më pas ai foli dhe për mediat, ku deklaroi se PD ka informacione për manipulim me zarfet e ardhura nga Greqia.
Lini një Përgjigje