TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 23:18

Zgjedhjet e 11 majit, Ndoka: Rezultatet e exit polleve i dija 3 orë para se të publikoheshin, ja kush i porositi

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Ndoka: Rezultatet e exit polleve i dija 3 orë para se

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, tha se rezultatet e dhëna nga Exi Poll-et janë të paguara nga Edi Rama. Madje, Ndoka tha se rezultatet e këtij Exit Poll-i i kishte 3 orë përpara se të publikoheshin.

Në emisionin "Off the Record" në A2 CNN, Ndoka u shpreh se zgjedhjet u mbajtën në një terren tërësisht ta pabarabartë.

“Një proces normal duhet të jetë i lirë, i barabartë dhe i ndershëm. Ne nuk patëm asnjë prej këtyre. Kishim një mazhorancë që ka shkelë çdo ligj zgjedhor, e fundit ishte falja e gjobave.

Ka një shpërblim për pensionistët, unë po them për ato që janë në fletoren zyrtare. Mund të numërohem mbi 115 shkelje vetëm gjatë fushatës elektorale. Jo vetëm që nuk janë të barabarta, por ka pasur një hendek shumë të madh.

Unë shoh një mazhorancë në panik. Këtu janë të porositura edhe sondazhet edhe “exit pollet”. Ato që dolën unë e kisha në telefonin tim që para 3 orëve. Pjesë e stafit të tyre na e kanë shpërndarë se kemi edhe ne njerëzit tonë.

Magjia që bëjnë këta ustallarë, edhe votën e blerë e përfshijnë në këto sondazhe”, tha Ndoka.  

Lini një Përgjigje