TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 22:48

Numërimi i votave të diasporës, probleme me procesin; çfarë po ndodh te Parku Olimpik

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi i votave të diasporës, probleme me procesin;

Nis procesi i numërimit të votave të Diasporës. Kutia e parë që po numërohet është ajo që i përket Qarkut të Korçës, duke qenë se në këtë qark nisi procesi i numërimit të votave me kutitë e Pustecit.

Numërimi i votave të Diasporës duket se ka probleme, ndërsa në Parkun Olimpik, atje ku po kryhet edhe procesi, ndodhet edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit ka kërkuar që të vijojë procesi i numërimit, ndërsa Taulant Balla, drejtues politik i PS-së për Diasporën, akuzoi përfaqësuesit e koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ se po gjejnë alibi për të kontestuar rezultatet.

‘U çua njëri nga ata të ASHM dhe tha që ato votat e Greqisë ndajini veç dhe mos i numëroni. Po si mundet të ndodhë kjo’, u shpreh Balla.  

Demokratët pretendojnë se ka probleme me votat e ardhura nga Greqia, pasi për ditë me rradhë nuk janë depozituar dhe janë dorëzuar vetëm sot mbi 2 mijë zarfe. PD ka paralajmëruar padi në SPAK. 

Lini një Përgjigje