TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 22:41

Zyra misterioze e Erion Braçes në Tiranë, Këlliçi: Bëra denoncim për krime zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Zyra misterioze e Erion Braçes në Tiranë, Këlliçi:

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një kallëzim penal në komisariatin nr 2 për krime zgjedhore, lidhur me zyrën misterioze të zbuluar në Tiranë, ku pati edhe një përplasje mes një grupi demokratësh dhe deputetit Erion Braçe.

Këlliçi thotë se ka depozituara një kallëzim në Policinë e Shtetit, pasi ai dhe të tjerë kanë konstatuar një subjekt që shërbente si qendër elektorale për PS.

Drejtuesi Politik i PD-së në Qarkun e Tiranës thotë se kjo qendër ishte e paloguar dhe e padeklaruar.

Sipas pamjeve filmike që Këlliçi sjell në “Opinion” duken disa persona brenda ambienteve, ai thotë se në ambientet e zyrës elektorale janë gjetur zyrtarë të lartë, përfshirë dhe deputetin Erion Braçe. Për këtë të fundit Këlliçi njofton se ka bërë kallëzim në polici dhe se vetë Braçe ka pranuar se “zyra” ishte e tij.

“Ndodhem jashtë ambienteve të komisariatit numër 2 në Tiranë. Sapo kam bërë kallëzimin dhe deklaratën për rastin në fjalë, një krim elektoral që e kapëm në flagrancë, ku morëm një indicie të një zyre elektorale të padeklaruar të PS. Çuam zyrtarët tanë ku bënë verifikimin në vend, aty u konstatuan disa zyrtarë të shtetit.

Është qesharake, aty ishte dhe drejtoresha e Agjencisë të Inovacionit dhe të Ekselencës, një drejtoreshë e një kopshti në mos gaboj, një punonjës i tatimeve, një punonjës tjetër i njësisë bashkiake të cilët ishin mbledhur në një ambient të pa loguar, të PS ku ne patëm indicien për blerje vote. Menjëherë sapo kemi çuar anëtarët tanë, janë të filmuara edhe pamjet, kur  i pyesim se çfarë po bënin dhe ata menjëherë kanë paketuar të gjitha sendet personale, kanë marrë çanta shpine, dokumente, kanë hequr nga muret harta elektorale me informacione, lista me emra dhe të dhëna zyrtare dhe kanë ikur me vrap. Kanë dalë pamjet filmike në media.

 

Lini një Përgjigje