
Adriatik Lapaj nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ u shpreh se do të ketë një rezultat befasues në rang vendi lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Në emisionin Opinion, Lapaj tha se nuk mund të parashikonte ndonjë rezultat, por shprehu bindjen se do ketë rezultat befasues.
“Unë nuk merrem me llafe, hamendje. Unë do shoh kutitë, kaq! Jam i bindur që do kemi një rezultat befasues për këtë Republikë. Na jepni 12 orë kohë dhe do rilidhemi bashkë nesër në këtë orë”, tha Lapaj.
I pyetur se sa mandate deputetësh parashikonte të merrte, Lapaj u shpreh se “nuk vendos baste, nëse do në garë noti po, se njeri i zakonshëm jam”.
“Kemi hyrë për ndryshime të mëdha në vend. Do t’i shohim ça kanë hedhur qytetarët në kuti”, tha Lapaj.
Lini një Përgjigje