
Në Kamëz pritet nga momenti në moment të nisë procesi i numërimit të votave, por nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt.
Por, gjatë dorëzimit të kutive në KZAZ, siguresa e kapakut të një kutie votimi ishte e dëmtuar dhe për pasojë komisioni e cilësoi të parregullt. Kjo pasi disa fletë ishin jashtë kutisë.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur, në momentin e mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por fakt është se kjo kuti nuk do të numërohet, edhe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre.
Lini një Përgjigje