
Ndonëse KQZ bllokoi daljen e rezultatit në Vorë, kanë rrjedhur rezultatet. 14 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1315 vota, ndërsa PD vetëm 893.
Teksa të gjithë prisnin që të kishim rezultatet e votimit për Vorën dhe Njësinë 10 në Tiranë, aty ku u votua në mënyrë elektronike, pati një deklaratë të beftë nga Ilirjan Celibashi. Komisioneri njoftoi se ka pasur një kërkesë nga PD që të mos dalë rezultati dhe ai i është bindur, duke deklaruar se rezultati do të dalë nesër në mëngjes.
Lini një Përgjigje