TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:25

“Nuk mund të hesht më, e di që do më sulmojnë”, një socialist bën thirrje për të votuar Berishën

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të hesht më, e di që do më

Shkëlqim Ahmetaj mori fjalën në mitingun e mbylljes së Partisë Demokratike që u zhvillua në Bulevardin e Ri. Qytetari u prezantua si një socialist që mbështeste këtë parti prej 30 vitesh, por në 11 maj, do të votonte koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ që drejtohet nga Sali Berisha.

“Jam një socialist prej 30 vitesh. Në këto 12 vite me PS në qeveri kam qenë në administratë, gjithmonë në mbështetje të njerëzve në nevojë. Por sot jam këtu për të denoncuar një premtim të pambajtur – mungesën e qendrave multidisiplinare për fëmijët me problematika dhe për familjet e tyre”, tha qytetari.

I revoltuar me qeverisjen e Edi Ramës, Ahmetaj theksoi se nuk mund të heshtë më, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të mos e shesin votën dhe të përqafojnë ndryshimin:

“Do hidhen akuza ndaj meje, do thonë ‘u shit, u ble’. Por liria nuk ka çmim. As jeta e njeriut. Ndryshimi është vlerë e demokracisë dhe sjell gjëra të mira pas vetes.”

Lini një Përgjigje